Presidenti Gjorge Ivanov nuk është i informuar për asnjë marrëveshje që është arritur mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë në takimin e tyre në Davos të Zvicrës, informojnë nga Kabineti i presidentit.
Ata thonë se në takimin informativ të mbajtur në Klubin e Deputetëve më 27 janar, të pranishmit u informuan për propozimet e ndërmjetësit Matthew Nimetz në kuadër të procesit që udhëhiqet nga OKB-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Përveç takimit në Davos, nuk është përmendur përmendur marrëveshjet të cilat janë arritur, ose për çështjet që tani përfaqësuesit grek po i nxjerrin në opinion. Presidenti pret nga Qeveria e Maqedonisë ta informojë për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me çështjen e emrit”, thonë nga Kabineti i presidentit./Telegrafi/