Telegrafi

Ka vetëm një mënyrë që Arsenali ta transferojë Nico Williamsin

Nico Williams ishte një nga lojtarët më të mirë të Spanjës në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ dhe ai e dëshmoi këtë duke shënuar edhe në finale ndaj Anglisë.

Sipas The Athletic, anësori 22-vjeçar mbetet sulmuesi i preferuar i Arsenalit për ta përforcuar repartin ofensivë.

Mikel Arteta është një tifoz i yllit të Athletic Bilbaos dhe beson se ai mund të jetë një formë ideale që përmirëson cilësinë e repartit ofensivë.

Lexo po ashtu Po shkëlqejnë në Euro 2024 – 10 lojtarët që pritet të shiten për shuma të mëdha parash

Por Gunners mendojnë se ka disa pengesa në këtë marrëveshje të mundshme. Williams ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro dhe Barcelona thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e tij.

Që Arsenali të bëjë një lëvizje për anësorin spanjoll, ata do të duhet të shesin disa nga sulmuesit e tyre dhe të krijojnë hapësirën dhe fondet e nevojshme për ardhjen e tij.

Lexo po ashtu Barcelona i dërgoi mesazh të fortë Nico Williamsit, Athletic Bilbao reagoi ndaj 'bombardimit' me pyetje mbi të ardhmen e yllit spanjoll

Gunners janë të hapur për të shitur Reiss Nelson dhe Eddie Nketiah këtë verë, por ata ende nuk kanë marrë ndonjë ofertë të duhur për asnjërin.

Williams shënoi dy gola për Spanjën në Euro 2024 dhe gjithashtu shijoi një sezon pjellor 2023/24 me Bilbaon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë 19 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/