Telegrafi

Ka thyer shumë zemra të femrave, sot është në dekadën e pestë dhe ende ka imazh të papërmbajtshëm Colin Farrell

Ai njihet si një ndër aktorët më joshës që u theu zemrat e shumë femrave.

Bëhet fjalë për Colin Farrellin, i cili nuk ka qenë kaq aktiv në vitet e fundit në ekranet e filmave apo qilima të kuq.

Por, dikur ishte një situatë krejtësisht e ndryshme për aktorin irlandez që jeton dhe punon në SHBA.

Aktori ishte i njohur si joshës i madh, i cili ka theu zemrat e bukurosheve, duke përfshirë Britney Spears, Carmen Electra, El McPherson, Salma Hayek, Lindsay Lohan dhe thuhet së fundi edhe të Angelina Joliet.

Aktori 42-vjeçar nuk u martua kurrë, por ka dy fëmijë nga një marrëdhënie të dështuar me Kim Bordena dhe Alicia Baced Cruz.

Lexo po ashtu Personazhet e famshëm që kanë pasur varësi nga seksi

Megjithatë, në një rast, vendosi që të shkoj para altarit gjatë një pushim romantike në Tahiti me të dashurën e atëhershme, këngëtaren dhe aktoren Amelia Warner, të cilin e takoi në vitin 2000.

“Ceremonia u zhvillua në plazh, por martesa nuk ishte e ligjshme. Kjo ishte një gjë e kemi bërë për pushime. Ne shkuam që të ushqenim peshkaqenë dhe pastaj u martuam”, tha ai duke treguar më tutje se katër muaj pas udhëtimit, çifti u nda.

Amelia njihet sot si gruaja e aktorit të njohur Jimmy Dornan, i cili u bë i preferuari i grave pas trilogjisë erotike “50 Shades of Gray”. Ata u takuan në vitin 2010 dhe çifti ka dy vajza.

Colin kohët e fundit u shfaq në Samitin e Pendulumit në Dublin, ku tregoi se në dekadën e pestë ka ende “diçka”, më saktësisht imazh të papërmbajtshëm i “djalit të keq”. Nuk dihet se në kë është dashuruar aktori. /Telegrafi/