Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda Big Brother VIP Albania 3.
Ata duket se janë ndarë përfundimisht sa i përket kohës që po qëndrojnë në shtëpi.
Banorët në ndërkohë kanë reaguar pas ndarjes së tyre duke bërë komente të ndryshme në lidhje me këtë raport.
Prezantuesi i “Më lër të flas” tha që nuk i beson më Heidit dhe se për këtë e kanë ndërprerë marrëdhënien.
“Nuk e mendoja që ishte bërë kaq i gjerë dhe që kishin folur kaq shumë për mua dhe për Heidin. Kjo është arsyeja se përse i thash të mos japësh kaq shumë justifikime, t’i japësh të tjerëve”, u shpreh Veshaj.
Ai tutje theksoi: “Nuk kam për detyrë t’i jap askujt shpjegim për jetën time, përveç vajzës atje. Unë ndjesinë e kam me Heidin, por nuk i besoj këtu brenda. Mosbesimi tejkalon ndjenjën. E shikoj më shumë si lojtare”.
Heidi nga ana tjetër shtoi: “Unë doja vetëm me thënë se nuk i jap llogari asnjërit këtu. Ishte thjesht normale, që në këtë shtëpi bëjnë pyetje rreth situatave që ndodhin. Ishte një muhabet, bisedë normale. Nuk ishte me tendencë. Thjesht Romeo ka ndryshuar”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nUuppDCfYYo