Para dy ore në Shkup me rrethinë ka ndodhur një termet i fuqishëm, fuqia e të cilit ka dridhur edhe Kosovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ky tërmet ka pasur edhe të lënduar të cilët me urgjencë janë dërguar nëpër spitalet e Shkupit, më afër shtëpive të tyre! Informacione e para thonë se ka mbi 50 persona të lënduar nga ikja për të shpëtuar nga shembjet eventuale nëpër banesa dhe nëpër qendra tregtare.
Përndryshe, sot është e dyta herë që tërmeti e dridh Maqedoninë. Në mëngjes e dridhi me 4.4 shkallë të rihterit kurse tani me 5.1 shkallë./Telegrafi/