Al Nassr po përballet me një dilemë pasi mund të humbas një nga yjet e tyre të pakënaqur për shkak të një kufiri lojtarësh në Azi.
Klubi arab ku aktivizohet Cristiano Ronaldo po synon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve të Azisë, por problemi është se Konfederata Aziatike lejon vetëm pesë lojtarë të lindur jashtë Azisë të luajnë në këtë garë.
Sipas gazetës spanjolle Sport , Al Nassr mund të heqë dorë nga Talisca për të akomoduar yjet e tjerë të tyre.
Talisca është një nga lojtarët e tyre më të mirë me 44 gola dhe tetë asistime në 67 paraqitje, por me sa duket, ai nuk ka magjepsjen e një Sadio Mane në rënie ose të Alex Telles.
Në mënyrë qesharake, Al Nassr do të duhet ende të sakrifikojë një nga nënshkrimet e tyre më të mira këtë verë.
Klubi saudit tashmë ka nënshkruar me Sadio Mane , Seko Fofana , Marcelo Brozovic , Alex Telles dhe thuhet se do të vijë Aymeric Laporte.
Duke shtuar edhe Cristiano Ronaldon numri i lojtarëve që kanë lindur jashtë Azisë shkon në gjashtë ndërsa kufiri i lejuar është pesë.
Kësisoj Talisca është i revoltuar me klubin dhe duket se do të largohet pasi nuk dëshiron që të luaj vetëm në kampionatin arab, pasi dëshira e tij është të jetë protagonist edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/