Ben Chilwell prej kohësh po kërkohet nga Chelsea, por Leicester City kërkonte shumë për të.
Mbrojtësi i majtë anglez është objektivi kryesor i Chelseat për krahun e majtë të mbrojtjes, me Marcos Alonson dhe Emerson Palmierin që priten të largohen nga Stamford Bridges.
Leicester City e vlerësonte yllin e tyre 80 milionë euro, por pas krizës së Covid-19 çmimi i tij është rënë përgjysmë.
23-vjeçari tani vlerësohet 40 milionë euro, shumë që është e përballueshme për Chelsean.
Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve kanë filluar bisedimet për transferimin e anglezit në Stamford Bridges.
Trajneri Frank Lampard e pëlqen jashtëzakonisht shumë mbrojtësin e majtë dhe e sheh atë si titullar fiks për edicionin e ri.
Ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar nga klubi i tij aktual ta lënë të lirë për tu bashkuar me The Blues.
Marrëveshja mes palëve duket afër, por Leicester po këmbëngul që të fitojë diçka më shumë se 40 milionë euro për yllin e ekipit.
Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha nga Manchesteri, City e United si dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/