Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka treguar tashmë se për shkak të angazhimeve i bie që të udhëtojë shpesh.
Në një postim në InstaStory, ajo thotë se për tetë ditë ka vizituar dhjetë vende.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova thekson se është e lumtur për rikthimin në palestër pasi në Ramazan ka fituar disa kilogramë.
“Pas dhjetë vendeve që vizitova në tetë ditë ishte e mahnitshme të kthehesha në palestër”, u shpreh ajo.
E njëjta tutje thotë: “Kjo është për shëndetin tim mendor meqë gjatë Ramazanit i fitova pesë kilogramë që do t’i heqë së shpejti”.
Që pas përfundimit të BBVK, Xhuli është kthyer në vëmendje dhe ka qenë shumë e kërkuar.
Ajo po vazhdon të jetë aktive dhe tejet e angazhuar në fushën e modelingut. /Telegrafi/