Telegrafi

Ka përfunduar afati i caktuar nga BVB, Aubameyang nuk është më në shitje

Borussia Dortmundi ka përgënjeshtruar njoftimet për largimin e Pierre-Emerick Aubameyang duke bërë të ditur se afati kalimtar tashmë ka përfunduar për klubin gjerman.

Milani dhe Chelsea janë klubet që i kërkojnë shërbimet e golashënuesit më të mirë të Bundesligas për sezonin e kaluar, ndërsa është spekuluar edhe për një mega-ofertë nga Kina.

Lexo po ashtu Milani është i lirë të tentojë për Aubameyangun ose Belottin

Sidoqoftë, 28-vjeçari nga Gaboni duket se do ta vazhdojë karrierën te BVB, pasi këtë e ka thënë drejtori sportiv, Michael Zorc.

“Është shumë e thjeshtë. E hapëm këtë afat kalimtar për një kohë të caktuar për ta kuptuar nëse do të ndodhte (transferimi)”.

“Por, i kemi vënë një limit kohor transferimit, sepse nëse do të largohej, atëherë duhej ta zëvendësonim”.

“Afati ka mbaruar. Planet do t’i bëjmë me të (në skuadër) për sezonin e ri dhe objektivat tona janë të njëjta”, ka thënë Zorc për Goal duke sqaruar se tash Aubameyang nuk shitet as për ndonjë ofertë të majme. /Telegrafi/