Site icon Telegrafi

“Ka një javë që më tallni e më bullizoni” – agravon debati mes Erjolës dhe Meritonit në Big Brother

Situatat në Big Brother VIP Albania 3 veçse shkojnë e bëhen më të ashpra.

Një e tillë ka ndodhur së fundmi në mes të Meriton Mjekiqit dhe Erjola Doçit.

‘Lufta’ mes tyre nisi pasi prezantuesi kishte fshehur një arush të Ledjonës që ia kishte lënë Erjolës, e që më pas ajo iu hakmerr duke lagur me ujë jastëkun e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Teksa moderatorja tenton vazhdimisht që t’ia marrë arushin, Meritoni nuk e lë dhe shihet duke lëvizur nëpër shtëpi.

Lexo po ashtu Meritoni i drejtohet Romeos: Po të merrem me ty, do të të bëjë të shkosh tek Dhoma e Rrëfimit - do kërkosh të dalësh vetë

“Më ke përqesh. Ka një javë që më tallni e më bullizoni. Ke një javë që tallesh, që kur ka dalë Ledjona. Sillu urgjentisht arushin. Këtu arushin po të them”, iu drejtua Erjola.

Foto: Screenshot/Instagram

Në anën tjetër, Mjekiqi i tha: “Qetësohu, mos më prek. S’ke nevojë me më prek”.

Theksojmë që së fundmi nga ky format u përjashtua aktorja Egla Ceno. /Telegrafi/

Exit mobile version