Telegrafi

A ka nevojë Real Madridi për një sulmues si Icardi?

Gjatë javëve të fundit, ka pasur shumë thashetheme rreth transferimeve të mundshme të Real Madridit gjatë afatit kalimtar dimëror.

“Los Blancos” pritet të bëjnë të paktën një transferim, për shkak të krizës së lëndimeve që ka kapluar klubin madrilen.

Pas këputjes së ligamentit të David Alabas, Ancelotti mund të mbështetet vetëm tek Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez si opsione për qendërmbrojtës, ndërsa Eder Militao nuk pritet të rikthehet deri në shkurt ose mars.

Si pasojë e kësaj një qendërmbrojtës mund të transferohet gjatë janarit dhe emri që po lakohet së fundmi në media është Raphael Varane, i cili u largua nga kryqeyteti spanjoll në vitin 2021 në drejtim të Manchester United.

Lexo po ashtu Ancelotti jep mendimin e tij mbi Superligën Evropiane

Sidoqoftë, me lëndimet e shpeshta të Vinicius, Real Madrid mund të detyrohet që të përforcojë edhe fazën e sulmit.

Së fundmi, ka pasur zëra të fuqishëm që e lidhnin sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, me një kalim tek klubi madrilen.

Por, a ka nevojë Real Madridi me të vërtetë për Icardin? Së pari, duhet ta dimë se Vinicius do të rikthehet nga lëndimi në janar dhe nëse ai dhe sulmuesit e tjerë qëndrojnë të shëndetshëm, atëherë nuk do të kishte vend për ish-yllin e akademisë së Barcelonës.

Rodrygo ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë javëve të fundit, ashtu si Brahim Diaz dhe Joselu Mato që po shënojnë gola kur po iu ipet mundësia, pa llogaritur golat e Jude Bellingham.

Icardi duhet të jetë një opsion për Real Madridin, në rast se ata pësojnë një tjetër krizë të lëndimeve në fazën e sulmit.

Lexo po ashtu Lojtari i Real Madridit u hoq nga lista për ndeshjen me Alaves shkaku i skandalit seksual

Për momentin në këtë fazë, drejtuesit e klubit janë rehat me situatën dhe do të ishte befasi në rast se transferohet një sulmues.

Të gjithë tifozët kërkuan transferimin e një top sulmuesi gjatë verës pas largimit të Karim Benzemas, por Real Madridi deri më tash ka dëshmuar se largimi i francezit nuk paraqet problem në synimin e tyre për të fituar trofe./Telegrafi/