Telegrafi

Ka mundur edhe më keq: Ja çfarë i bëri sharra rrethore kësaj veture (Foto)

Shoferi ka mbetur i tmerruar, pasi sharra rrethore me diametër prej një metër e gjysmë, ra nga rimorkion e një kamionçine dhe përfundoi në veturën e tij.

Burri i njohur vetëm si Xiang, po voziste nëpër një rrugë në Chongqing të Kinës, kur pa të binte disku nga kamionçina.

Xiang nuk pati mundësi të largohet, teksa në veturën e tij u fut disku që i la një shqyerje të thellë rreth gjysmë metri, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, disku që shfrytëzohet për të prerë, kishte rënë nga rimorkio në momentin që shoferi kishte humbur kontrollin mbi timon. /Telegrafi/