Telegrafi

Ka mundësi që të shikojmë TRI ‘el Clasico’ brenda 10 ditëve

23 dhjetor 2017: Dy lojtarët aktualisht më të mirë duke përshëndetur njëri-tjetrin para El Clasicos në Santiago Bernabeu (Foto: Getty Images)

Nëse Barcelona dhe Real Madridi përzgjidhen të luajnë mes vete në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me anë të shorit, atëherë do të shikojmë tri ‘el Clasio’ në 10 ditë.

Po e përsërisim, TRI ndeshje mes tyre në dhjetë ditë. Por, si?

Tashmë ndeshja mes tyre (e dyta sezonale në La Liga) është e caktuar për 6 maj, por nëse katalunasit dhe Los Blanocs vazhdojnë në fazën tjetër të LK-së, atëherë mund të ketë përballje tjera brenda një afati të ngushtë kohorë.

Lexo po ashtu Kondicioni, yndyra, masa muskulore - CR7 ka gjendjen fizike të një 23-vjeçari

Që do të thotë se ndeshja e parë mes tyre në gjysmëfinale do të luhej me 25 prill, e dyta pas një jave, pra me 2 maj.

Për tifozët e futbollit për t’i parë këto dy skuadra teksa luajnë  kundër njëra-tjetrës dhe poashtu Lionel Messi e Cristiano Ronaldon, është një ëndërr.

25 prill, 2 maj dhe 6 maj (Foto: GiveMeSport)

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Juventusit me rezultat 3-0, ndeshje që vazhdon të komentohet për golin e Cristiano Ronaldo në gërshërë.

Ndërsa, Barcelona po ashtu me një këmbë është në gjysmëfinale pasi në ndeshjen e parë kundër Romës ka fituar me rezultat 4-1.

Lexo po ashtu E ç’të thuhet më shumë? MARCA: Messi meriton korridor të nderit çdo ditë, nga të gjithë

Pra, që të kemi tri El Clasico në 10 ditë është e mundur, vetëm se duhet pak fat.

Por, sipas jush kush do arrinte të kualifikohej në finale të garës më të madhe për klube të sezonit 2017/18? Jepeni mendimin poshtë në komente. /Telegrafi/