Site icon Telegrafi

Ka luajtur vetëm në pesë ndeshje që nga viti 2017, por Ronaldo dëshiron transferimin e tij te Al Nassr

Cristiano Ronaldo iu bashkua në afatin kalimtar të janarit skuadrës arabe Al Nassr dhe po kalon momente të mira në Lindjen e Mesme.

Ylli portugez ka pushtet të madh te klubi i ri dhe kësisoj ai mund të transferoj edhe ndonjë shok në skuadrën e tij të re.

E emri i ri në listën e Ronaldos për ta transferuar te Al Nassr është portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Ronaldo me portierin italian kanë qenë miq të ngushtë gjatë kohës që portugezi kaloi te Juventus dhe ata kanë një raport të shkëlqyer.

CR7 i ka kërkuar portierit italian të bashkohet me të te Al Nassr ku do të ketë më shumë hapësira për të luajtur.

Lexo po ashtu Si mund të duket jeta për Cristiano Ronaldon pas pensionimit nga futbolli - portugezi mes katër opsionesh

32-vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2017, por që ka luajtur në vetëm pesë ndeshje, kryesisht në fund të kampionateve kur bardhezinjtë kishin arritur objektivat.

Pinsoglio dhe CR7 kanë kaluar shumë kohë së bashku te Juventusi madje ata kanë shkuar në pushime edhe me familje.

Gjithsesi sipas gazetës italiane portieri po e shqyrton këtë mundësi dhe pritet t’i bashkohet Cristianos te Al Nassr. /Telegrafi/

Exit mobile version