Ikona e Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se si një italian, do të jetë tifoz i Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër luan kundër Real Madridit më 3 qershor në Cardiff dhe mund të bëhet klubi i parë italian që e fiton garën e madhe evropiane që nga viti 2010.
“Si një italian, unë jam i tëri për Juventusin”, është shprehur Gattuso për Sky.
“Duhet të kthehemi sërish në maje të Evropës dhe shpresoj që një klub italian ta kthejë Ligën e Kampionëve në Itali”.
“Është dukur e paimagjinueshme para dy apo tre viteve, por ky Juve, me stadiumin e ri dhe bordin e ri, ka ndërtuar një skuadër të rëndësishme”.
“Ata madje nuk duken si ekip italian dhe kjo është gjë e mirë për futbollin tonë”, ka shtuar ish-mesfushori italian. /Telegrafi/