Është parë dhe është diskutuar shumë qasja që ka pasur Meritoni me disa nga vajzat e shtëpisë, sidomos me Riken dhe Ilnisën.
Meritoni ka shfaqur afrimitet me banoret, duke i përqafuar e puthur vazhdmishit.
Kjo me sa duket ka shfaqur dyshim te banorët e tjerë se a mund të ketë diçka mes Ilnisës dhe Meritonit.
Jashtë në oborrin e shtëpisë Juli dhe Sara ka pushtuar me pyetje Ilnisën për raportin e saj me Meritonin.
Ilnisa shprehet: “Bëjmë shumë humor, në këtë sens, luajmë tërë kohën.
Sara: “Unë mendoj që ai të ka shumë xhan.”
Ndërsa Ilnisa thotë: “Ai është i vetmi njeri këtu që unë e ndiej më afër nga të gjithë. Edhe Julin e kam, por me Julin kam raport tjetër.”
Ndërsa Meritoni u afrohet banorëve, ata i tregojnë që kanë dyshime për të dhe Ilnisën.
Meritoni e pranoi që janë vetëm shokë të mirë, dhe kuptohen shumë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/