Telegrafi

Ka dakordim për hapje të korridorit humanitar për civilët e ngujuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

Russia do të hap korridor humanitar për civilët që duan të largohen nga fabrika e çelikut Azovstal në jug të qytetit Mariupol, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Armëpushimi sipas palës ruse ka hyrë në fuqi nga ora 11, ndërsa shumë civilë do të kenë rastin të largohen nga Azovstali, transmeton Telegrafi.

Raportohet se nga 300 deri në 1.000 civilë kanë mbetur të ngujuar brenda kësaj fabrike, së bashku me mbrojtësit e fundit ukrainas në këtë pjesë të qytetit të Mariupolit.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se 21.900 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i agresionit

Disa prej bunkerëve nëntokësorë të kësaj fabrike, janë shfrytëzuar nga civilët ukrainas që nga fundi i shkurti – kur edhe filloi pushtimi rus i Ukrainës.

Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtarët rusë që të bllokojnë fabrikën, nga e cila të mos mund të largohet as edhe një “mizë” pa miratimin e tyre. /Telegrafi/