Site icon Telegrafi

“Ka bisedime” – Gudogan flet për të ardhmen e tij, mes interesimit të Barcelonës

E ardhmja e Ilkay Gundogan ka qenë temë e shumë diskutimeve javët e fundit, pas shumë spekulimeve për një lëvizje te Barcelona gjatë verës.

Reprezentuesi gjerman sheh kontratën e tij me Manchester Cityn që i skadon në fund të sezonit dhe pas shtatë vitesh në kampionët e Ligës Premier, kohës së tij në Etihad duket se po i vjen fundi.

Javën e kaluar u pretendua se Gundogan ishte pajtuar me kushtet e Barcelonës, megjithëse ato thashetheme u mbyllën nga agjenti i tij në fundjavë.

Duke folur përpara ndeshjes së Man Cityt kundër Bayern Munichut të mërkurën, Gundogan tani ka folur për të ardhmen e tij, sipas Sport, ku konfirmoi se asgjë nuk është nënshkruar ende.

“Ka bisedime private, mendoj se është normale. Pa hyrë në shumë detaje, asgjë nuk është vendosur ende, kështu që negociatat vazhdojnë dhe nëse ka një vendim, do të jeni të parët që do ta dini”, ka deklaruar lojtari.

Barcelona e sheh Gundoganin si një opsion të shkëlqyer për të përforcuar mesfushën e tyre. Është një zonë në të cilën ata janë duke luftuar për momentin, me Frenkie De Jong, Pedri dhe Sergi Roberto të gjithë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version