Telegrafi

Ka ardhur seriali i shumëpritur i vitit: Paraprijësi i “Game of Thrones” mahnit publikun

(Foto: HBO/NewsTimes)

HBO e ka lansuar “House of the Dragon”, një serial, veprimi i të cilit zhvillohet dyqind vjet përpara se të vizitonim Westerosin në serialin e shumëpopullarizuar, “Game of Thrones”.

Një numër i madh shikuesish rrëzuan për pak kohë platformën e shërbimit të transmetimit duke arritur te paraprijësi i tij (prequel – një histori ose film/serial që përmban ngjarje që i paraprijnë ato të një vepre ekzistuese).

Fundi i serialit “Game of Thrones” i la fansat me një vëzhgim të hidhur gabimesh, gota plastike Starbucks dhe shishe uji industriale në kuadrin e dramës fantazi.

Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha. Shumë shikues ishin të mendimit se finalja nuk ishte në përputhje me standardet që seriali mbajti për tetë sezone.

Lexo po ashtu “House of the Dragon” - çfarë mund të presin fansat e serialit të shumëpritur?

“House of the Dragon” vjen si një paraprijës ambicioz i një prej serialeve më të njohura të të gjitha kohërave dhe ndoshta, një lloj korrigjimi për t’u rikthyer në binarë ose për t’u ulur në fronin e programeve televizive.

Nuk mungojnë dragonjtë, kuajt dhe shpatat, ndërsa gjithçka fillon me një prolog të fuqishëm, i cili është gjithmonë një zë hipnotizues i kthimit në të kaluarën e largët.

Seriali u bazua në veprën e George R.R. Martin, “Fire and Blood” dhe tregon historinë e rënies së shtëpisë Targaryen, kurse ngjarjet i paraprijnë luftës së trashëgimisë, e njohur më mirë si “Dance of Dragons”. /Telegrafi/