Site icon Telegrafi

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” – Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Ilnisa Agolli, banore e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, ka zbuluar detaje intime nga jeta e saj në një rrëfim të sinqertë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ajo ndan edhe një vajzë të quajtur Anaisi.

Gjatë një momenti reflektimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Ilnisa ka treguar se për një dekadë nuk ka ndarë shtratin me asnjë burrë.

Kjo përvojë, sipas saj, ka qenë e mbushur me sfida dhe ka shpërthyer në një ndjenjë “terrori” nga ideja e të qenit intim me dikë të ri.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ilnisa nuk ka ngurruar të pranojë se i ka munguar një puthje. Ajo ka ndier një falënderim të thellë pasi brenda mureve të Big Brother ka njohur Meritonin, një bashkëbanor që duket se ka lënë mbresa të thella tek ajo. “Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë” – shprehet Agolli.

Lexo po ashtu U largua nga “Grande Fratello” dhe hyri në “Big Brother Vip Albania”, në finale produksioni italian 'merr hak' ndaj Heidi Bacit

Pas kohësh të dedikuara vetëm për punën, vajzën dhe netëve të gjata pa gjumë, të mbushura me pyetje dhe dyshime rreth të ardhmes së saj sentimentale, Ilnisa tashmë duket se po hapet ndaj mundësisë së të gjetur dashurinë sërish. “E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje pas kaq shumë kohësh” thotë ajo, duke rrëfyer një ndjenjë që shumëkush mund të kuptojë.

Duke shpërndarë me publikun një pjesë kaq personale dhe të ndjeshme të jetës së saj, Ilnisa Agolli na kujton se rinia e emocioneve dhe pranimi i ndryshimeve personale janë pjesë e një udhëtimi që askush nuk e kalon i vetmuar, edhe pse ndonjëherë mund të duket kështu. /Telegrafi/

Exit mobile version