Telegrafi

Juvenusi pranon ofertën për Zazan?

Raportet sugjerojnë se Juventusi kanë pranuar një ofertë nga Valencia për sulmuesin italian, Simone Zaza.

Sulmuesi italian u bashkua me skuadrën angleze këtë verë në formë huazimi prej gjashtë milionë euro, e cila do të bëhej e përhershme për 23 milionë euro po të kishte bërë 14 paraqitje.

Megjithatë, skuadra nga Liga Premier kanë vendosur dhe nuk e duan reprezentuesin italian, që do të thotë se bardhezinjtë kanë për të gjetur një klub të ri për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Klauzola që kërkon Juve ngec përfundimin e transferimit të Zazas te Valencia

Sipas Premium Sport, në ditët e fundit, Valencia kanë ringjallur interesimin e tyre për 25-vjeçarin, dhe tani raportojnë se një marrëveshje mes klubeve është arritur.

Zaza mendohet të jetë i lumtur për të kaluar në La Liga, kështu që kanë mbetur vetëm disa detaje me West Ham që të zgjidhen. /Telegrafi/