Telegrafi

Juventusi ofron Perinin ose Cuadradon plus para për Zaniolon

Juventusi u takua me agjentin e mesfushorit Nicolo Zaniolo të premten dhe ata janë të përgatitur për t’i ofruar Romës 40 milionë euro plus portierin Mattia Perin ose anësorin Juan Cuadrado.

Sipas gazetës La Stampa, mesfushori kreativ i cili mbush 20 vjet muajin e ardhshëm është temë e diskutimeve intensive të kohëve të fundit midis drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, dhe agjentit Claudio Vigorelli.

Zaniolo pëlqehet shumë nga Juventusi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Oferta në tavolinën e Romës do të jetë 40 milionë euro plus shërbimet e portierit Perin ose anësorit Cuadrado.

Kjo marrëveshje thuhet se do të varet nga mendimi i trajnerit të ri të Romës, pasi Paulo Fonseca pritet të mbërrijë javën e ardhshme nga Shakhtar Donetsk.

Mattia Perin (Foto:Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, e gjithë kjo nuk do të ishte fitim, pasi Giallorossët i detyrohen Interit 15 për qind në transferimin e ardhshëm, pasi u pajtuan kur e ‘kapën’ të riun italian verën e kaluar për 4.5 milionë euro.

Lexo po ashtu Tottenhami dhe Juventusi në 'luftë' për Zaniolon

Në sezonin e tij në Serie A, Zaniolo pati paraqitje të mira duke shënuar gjashtë gola dhe shtuar dy asistime në 36 ndeshje.

Tottenham Hotspur dhe Arsenal gjithashtu besohet të jenë të interesuar në reprezentuesin e talentuar të Italisë. /Telegrafi/