Telegrafi

Juventusit i kthehen dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen me Interin në finalen e Kupës së Italisë

Juventusi ka rikthyer në skuadër Manuel Locatellin dhe Luca Pellegrinin për finalen e Kupës së Italisë që zhvillohet nesër ndaj Interit, por vazhdojnë t’i mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm.

Përballja për trofeun fillon të mërkurën nga ora 21:00 në ‘Olimpico’ në Romë.

Max Allegri ka publikuar emrat prej 23 lojtarësh për udhëtimin në Romë, duke përfshirë Manuel Locatellin dhe Luca Pellegrinin, të cilët kishin mbetur jashtë si të lënduar.

Locatelli nuk ishte paraqitur që nga dëmtimi i ligamentit në gju në fillim të prillit.

Një tjetër rikthim inkurajues është për 21-vjeçarin Hans Nicolussi Caviglia, i cili kishte qenë jashtë që nga dhjetori 2020 për shkak të një sërë problemesh në gju.

Mattia De Sciglio është pezulluar për finalen e Kupës së Italisë, me Ëeston McKennie, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge, që po ashtu mungojnë.


Skuadra e Juventusit: Szczesny, Pinsoglio, Perin; Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani; Arthur, Bernardeschi, Rabiot, Locatelli, Zakaria, Nicolussi Caviglia, Miretti; Vlahovic, Morata, Dybala, Kean, Aké.


/Telegrafi/