Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus ka përgatitur një plan biznesi afatgjatë falë të cilit nuk do të ketë nevojë të shesë yjet e tyre, duke përfshirë Gleison Bremer dhe Federico Chiesa, të cilët janë lidhur me Manchester United dhe Liverpool.
Juventusi është ende duke punuar për të balancuar financat e tyre, por sipas mediumit italian, ka një plan biznesi për tre vitet e ardhshme, pra deri në sezonin 2026-2027, do t’i lejojë bardhezinjtë të mbajnë yjet e tyre.
Para së gjithash, për të vënë në jetë planin, Juventusi duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve çdo vit deri në vitin 2027 dhe të kalojë të paktën grupet.
Kompania Exor ka injektuar 900 milionë euro në klub gjatë katër viteve të fundit, përfshirë 127 milionë euro, për të kompensuar mungesën e garave evropiane këtë sezon dhe për të paguar borxhet për blerjet e mëparshme të futbollistëve.
Gazzetta konfirmon se Juventusi do të vazhdojë të ulë faturën e pagave dhe kostot e amortizimit, por ata nuk do të kenë nevojë të shesin lojtarët kryesorë nëse përmbushen objektivat sportive në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e dytë e Juventusit e njohur si NextGen do të luajë gjithashtu një rol kyç në planin e qëndrueshmërisë së klubit. Ata do të sigurojë lojtarë për ekipin e parë, ndërsa të tjerët, si Matias Soule ose Enzo Barrenechea, do të largohen në huazim për të rritur vlerën e tyre.
Kjo do të thotë se lojtarë si Dusan Vlahovic, Gleison Bremer dhe Federico Chiesa nuk do të largohen për arsye financiare, por vetëm nëse Bianconerët marrin një ofertë që është e pamundur të refuzohet.
Bremer është objektivi kryesor i Manchester United, por së fundmi nënshkroi një zgjatje të kontratës me Juventusin.
Chiesa ka qenë i lidhur me Liverpoolin dhe marrëveshja e yllit italian skadon në vitin 2025, kështu që ai mund të largohet në fund të sezonit nëse nuk arrin të nënshkruajë një kontratë të re. /Telegrafi/