Mario Mandzukic është kthyer në skuadrën e Juventusit për ndeshjen me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kroat ka munguar në ndeshjen ndaj Napolit për Kupë, pasi në ndeshjen më herët për pikë ishte lënduar pikërisht kundër kësaj skuadre.
Ai mungoi edhe ndaj Chievos të shtunën, ku Juve fitoi 2-0.
Edhe Miralem Pjanic ishte pushuar për ndeshjen me Chievon dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen.
Allegri ka zgjedhur 23 lojtarët që janë të gatshëm, ndërsa lista nesër do të zvogëlohet në 18. /Telegrafi/
Ekipi i Juventusit për ndeshjen me Barcelonës: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Alex Sandro, Mattiello, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Dybala, Asamoah, Dani Alves, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Rincon, Audero.