Telegrafi

Juventusi zbulon shifrat e sakta për transferimin e Bonuccit te Milani, e përshëndet me një video emocionuese (Video)

Juventusi konfirmon marrëveshjen me Milanin për Leonardo Bonuccin i cili u zyrtarizua pak orë më parë.

Klubi ka njoftuar se lojtari është shitur për 42 milionë euro.

“Juventusi ka arritur marrëveshje me Milanin për Leonardo Bonuccin për 42 milionë euro që do të paguhen për tri sezone. Efekti pozitiv ekonomik është 39.5 milionë euro”.

“Erdhi si i talentuar nga Bari në vitin 2010, për tu bërë pjesë e mbrojtjes së Juventusit, duke e formuar një mbrojtje të klasit botëror me Gianluigi Buffonin, Giorgio Chiellinin dhe Andrea Barzaglin”, thuhet në njoftimin e klubi .

Bonucci me Juven fitoi gjashtë tituj kampioni, tre Kupa dhe tre Superkupa.

Juventusi e cilëson si zemër të ekipit në vitet e fundit dhe vendimtar në trofetë e fituar.

Bonucci me Juventusin ka zhvilluar 319 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola, secili më i bukur se tjetri.

“Juventusi i uron çdo të mirë në kapitullin e ri të karrierës dhe e falënderon për sukseset dhe punën e tij në shtatë vite”, përfundon komunikatat e Zonjës së Vjetër.

Klubi ka postuar edhe një video me momentet më të bukura të lojtarit. /Telegrafi/