Telegrafi

Juventusi zbulon gjithçka rreth transferimit të Pogbas, ja nga kush merr Raiola 27 milionë euro

Transferimi i shekullit, Paul Pogba nga Juventusi te Manchester United për 105 milionë euro, ishte lajmi i madh i verës së fundit.

Por asnjëherë nuk u sqarua mirë se sa përfitoi agjenti i tij, Mino Raiola, dhe kush e pagoi.

Tani drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marotta, zbardh gjithçka duke folur për atë transferim.

“E blemë Pogban për 1.5 milionë euro, për të evituar problemet ligjore me Unitedin, ndërkohë që patëm edhe shpenzime të tjera për të paguar agjentët dhe këshilltarët e tij”.

Lexo po ashtu Fillojnë talljet në rrjetet sociale me mister 100-milionëshin Pobga (Foto)

“Pas 4 vitesh te Juventusi, ai vendosi të kthehet në Angli, me çdo kusht, jo thjesht për paratë”.

“Shitja te United na dha 105 milionë euro, plot 5 milionë euro bonus, nëse Pogba rinovon apo shitet për më shumë se 50 milionë”.

“Kjo bën që të kemi një fitim prej 95 milionë eurosh, nga të cilat 27 do t’i paguhen Mino Raiolas dhe kompanisë së tij. Në fund, fitimi neto nga Pogba për ne është 72 milionë euro”, ka thënë drejtori i Juventusit. /Telegrafi/