Telegrafi

Juventusi zbeh interesimin për Di Marian

Mediat italiane raportojnë se Juventusi nuk e ka më në radar yllin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria.

Zonja e Vjetër është duke shikuar për përforcime tjera, pasi synimi i viteve të fundit është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Për të fituar këtë trofe duhet të kesh në skuadër emra kampionësh dhe Juventusi kishte etiketuar argjentinasin, Di Maria.

Angel Di Maria (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Bianconerët po konsideronin një veprim për 32-vjeçarin, i cili i ka mbetur me vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij ekzistuese në Parc des Princes.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi tani nuk është më i interesuar të nënshkruajë me Di Marian.

Juve nuk është i gatshëm të investojnë një shumë të madhe për një lojtar relativisht në vjetër, edhe pse ka kontribuar me tetë gola dhe 14 asistime në këtë sezon te PSG. /Telegrafi/