Telegrafi

Juventusi vëzhgoi tre lojtarë në ndeshjen Liverpool – Tottenham, Salah njëri prej tyre

Juventusi ka dërguar skautë në ndeshjen e së dielës mes  Liverpool – Tottenham në Anfield, ku edhe Mohamed Salah ishte në këtë listë. 

Salah shënoi në këtë ndeshje nga pika e bardhë, në ndeshjen që Liverpooli e fitoi 2-1.

Sipas Tuttosport , të dërguarit e Juventusit e kanë shkuar nga afër Salahin, por prioritet mbeten Christian Eriksen dhe Heung-min Son.

Juve e sheh danezin si prioritet, me Eriksenin që do të nënshkruante  në janar për të ardhur pastaj në verë sikurse Aaron Ramsey sezonin e shkuar.

Ai duket lojtar që do ta përforcojë mesfushën te Juventusi dhe ideal për skemat e Maurizio Sarrit.

Klubi italian është shumë i interesuar edhe për yllin e Liverpoolit, Salah, që më parë ka luajtur në Serie A me Fiorentinën dhe Romën.  /Telegrafi/