Site icon Telegrafi

Juventusi i vendosur që të transferojë Achraf Hakimin nga Real Madridi

Achraf Hakimi është duke shkëlqyer te Borussai Dortmundi në këtë sezon dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Mbrojtësi maroken është në huazim nga Real Madridi te skuadra gjermane, derisa në fund të qershorit pritet të rikthehet në Santiago Bernabeu.

Por, Juventusi po tenton t’i bindë Los Blancos që ta shesin atë në afatin kalimtar të kësaj verë.

Torinezët e kanë bërë prioritet transferimin e tij dhe sipas Calciomercatos janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për shërbimet tij.

Bianconerët po kërkojnë zëvendësuesin e Dani Alvesit që u largua në vitin 2017 dhe që nga atëherë nuk arritën të gjejnë atë.

Lexo po ashtu Hakimi nuk do të mbetet te Dortmundi, Chelsea përgatit ofertë të lartë për marokenin

Chelsea thuhet se është po ashu në garë për transferimin e Hakimit, mirëpo Zinedine Zidane e dëshiron qëndrimin e tij te madrilenët.

Mirëpo, marokeni ka bërë të ditur se ai dëshiron të luajë standard dhe do refuzojë të qëndrojë në stol. /Telegrafi/

Exit mobile version