Telegrafi

Juventusi i vendos Manchester Unitedit një kusht për ta marrë në huazim Jadon Sanchon

Jadon Sancho do të jetë i larguari i parë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez ka prishur të gjitha marrëdhëniet me trajnerin Erik Ten Hag, por edhe me klubin dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Shumë skuadra janë vënë në kërkim të sulmuesit anglez si Roma, Tottenham Hotspur, Chelsea, Borussia Dortmund dhe Juventus, me bardhezinjtë që po shihen si favorit.

Lexo po ashtu Chelsea interesohet për transferimin e Jadon Sanchos

Zonja e Vjetër është e gatshme ta marrë në huazim Sanchon me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Megjithatë torinezët i kanë vendosur një kusht Djajve të Kuq nëse marrin në huazim lojtarin, atëherë gjiganti anglez duhet të vazhdoj të paguaj një pjesë të pagës së tij.

23-vjeçari fiton 11 milionë euro neto në sezon, shumë që për Juventusin konsiderohet tejet e lartë.

Lexo po ashtu Largimi i Sanchos nga United në janar është mëse i sigurt - e ardhmja e tij jashtë Anglisë

Gjithsesi nëse United nuk pranon t’i paguajë gjysmën e pagës, vështirë se Sancho do të fitoj këtë kontratë te ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Për anglezin e talentuar interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra arabe të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë pagë edhe më të lartë se sa fiton ai në Old Traford. /Telegrafi/