Largimi i Leonardo Bonuccit drejt Milanit ka lënë hapësira në mbrojtjen e Juventusit dhe Max Allegri kërkon edhe një alternativ më shumë.
Drejtuesit e Juventusit po monitorojnë disa lojtarë.
Mosha e re, por dhe përvoja janë kriteret bazë lojtarin që do të vijë te Juve.
Beppe Marotta i ka sytë kah kryeqyteti italian me dyshen Kostas Manolas të Romës dhe Stefan De Vrij të Lazios që pëlqehen më shumë.
Greku shihet si i pashitshëm, ndërsa holandezi mbetet alternativë më e mundshme.
25-vjeçari nuk ka fituar ende asnjë trofe në karrierë dhe Juventusi mund të ishte një hap i madh për lojtarin.
I fundi në listë është Garay i Valencias. /Telegrafi/