Klubi italian, Juventusi vazhdon ta ketë objektiv të madh të verës yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Old Trafford pasi nuk po kalon kohë të mirë me Unitedin.
Ylli francez ka qenë më shumë i lidhur me një transferim te Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventusi.
Zonja e Vjetër është shumë e interesuar ta rikthej francezin në Allianz Stadium dhe tashmë po përpilon oferta të ndryshme në drejtim të Djajve të Kuq.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi ka propozuar përfshirjen e Adrien Rabiot si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për Pogban.
Rabiot ka luftuar për të imponuar veten në sezonin e tij të parë te Juve, pasi u bashkua nga PSG, por ka dështuar duke bërë vetëm 11 paraqitje si titullar këtë sezon. /Telegrafi/