Site icon Telegrafi

Juventusi vazhdon ta ndjek Pogban

Paul Pogba (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se ende është i etur në përpjekjen për të nënshkruar në verë me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

25-vjeçari francez gëzoi kohë të arta dhe të mbushura me trofe te Bianconerët më parë, duke fituar katër tituj të Serie A në mesin e shumë trofeve të tjerë midis viteve 2012 dhe 2016.

Megjithatë, që nga rikthimi i tij në Old Trafford te Unitedi, Pogba është lidhur gjithmonë me një kthim te Juventusit.

Lexo po ashtu Vjen Pogba, largohen Dybala e Costa?

Sidomos kohëve të fundit, mesfushori francez kaloi kohë të vështira me trajnerin Jose Mourinho dhe largimi i tij ishte shumë afër.

Pogba me njërin nga shumë titujt e fituar me Juventusin (Getty Images)

Fituesi i Kupës së Botës ka arritur të rilind duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime në shtatë ndeshjet e tij të fundit, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas mediumit britanik The Express, pavarësisht rizbulimit të formës së tij më të mirë nën drejtimin e Solskjaerit, Juventusi do të përpiqet ta nënshkruajë atë përsëri këtë verë.

Lexo po ashtu Pogba do të shkojë te Barcelona ose Reali pas Unitedit

Juventusi ende shpreson ta bindë atë që të kthehet për një magji të dytë me ta, pasi ata mendojnë për të forcuar edhe më tej skuadrën e tyre në mënyrë që të mbajnë dominimin e tyre vendas dhe të arrijnë trofe edhe në Evropë.

Çmimi i mesfushorit francez vazhdon të mbetet ende mbi 100 milionë euro, ndërsa vazhdon të pëlqehet edhe nga Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version