Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus dëshirohet në masë të madhe nga klubi italian, Juventusi.
Zonja e Vjetër është e interesuar të përforcojë sulmin me një emër të ri, pasi Gonzalo Higuain pritet të largohet, ndërsa Cristiano Ronaldo është i pasigurt.
Mediat angleze dhe italiane janë të gjitha një zëri – Juventusi e do sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.
Sipas mediumit anglez Metro, Juventusi po tregon një interesim në rritje për të nënshkruar me sulmuesin e Cityt këtë verë.
City thuhet se është i hapur për të shitur Jesusin këtë verë, pasi 22-vjeçari nuk ka arritur ta fitojë vendin e Sergio Aguero në Etihad Stadium.
Juve ka filluar tashmë të monitorojnë përparimin e tij, ndërsa thuhet se kanë dërguar edhe skautë për ta parë atë kundër West Hamit së fundmi.
Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 70-80 milionë euro. /Telegrafi/