Site icon Telegrafi

Juventusi vazhdon ta ndjek Haalandin, shpreson te raporti i tyre me agjentin Mino Raiola

Juventusi po ruan interesin e tyre për Erling Braut Haaland, pasi ai ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij me Borussia Dortmund.

19-vjeçari norvegjez tashmë ishte lidhur me një kalim te Bianconerët kur shkoi nga RB Salzburg në Dortmund në janar për 20 milionë euro plus një komision të madh.

Ai ka vazhduar serinë e tij të mrekullushme të shënimeve, tani me 40 gola në 33 ndeshje këtë sezon, përfshirë 10 gola në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Van Persie i befasuar: Haaland është një lojtar i pabesueshëm, i mahnitshëm

Haaland ka një klauzolë lëshimi me vlerë 75 milionë euro, por mund të aktivizohet vetëm nga viti 2022.

Sipas gazetës gjermane Bild, disa klube tashmë janë duke hedhur bazat për një sulm të ardhshëm, me Juventusin që thuhet se është në rrugën e duhur.

Juventusi shpreson ta përdor raportin e tyre të fortë me agjentin Mino Raiola për të siguruar sulmuesin norvegjez. /Telegrafi/

Exit mobile version