Telegrafi

Juventusi vazhdon ta kërkojë Andre Gomesin

Gomes nuk po mund ta gjej veten te Barça!

Juventusi e ka kthyer interesimin për mesfushorin portugez të Barcelonës, Andre Gomes.

Sipas Tuttosport, Gomes është një alternativë nëse Blaise Matuidi dhe Steven N’Zonzi dështojnë.

Paris Saint-Germainka kërkuar për Matuidin plot 30 milionë euro, ndërsa Sevilla për N’Zonzin kërkon klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro.

Juve është e interesuar që të investojë në Gomesin që erdhi nga Valencia.

Tuttosport beson se Juve është gatshme të paguajë 30 milionë euro, ofertë që mund të pranohet nga Barcelona./Telegrafi/