Pas largimit të Dani Alves nga Juventusi dhe me situatën jo të mirë të Stephan Lichtsteiner që mund të bashkohet me Nice, Zonja e Vjetër është futur fuqishëm në këtë afat kalimtar.
Objektivi kryesor është mbrojtësi i Real Madridit, Danilo, që për të kërkohen 30 milionë euro.
Juventusi është në bisedime në javën e fundit dhe pritet të ketë edhe marrëveshje.
Në listë mbetet edhe mbrojtësi i PSG-së, Serge Aurier, për t cilin flitet se do të udhëtojë personalisht drejt Torinos për bisedime.
Lojtari është bashkuar me Paris Saint-Germain në vitin 2015, por së fundmi ka humbur vendin pasi Thomas Meunier është gjetur mirë te francezët.
Aurier njihet për sjelljen e tij jo të mirë, nëra ndër to ishte edhe video ku e ofendonte ish-trajnerin, Laurent Blanc dhe disa bashkëlojtarë te PSG. /Telegrafi/