Telegrafi

Juventusi thuhet se ka njoftuar lojtarët për ardhjen e Sarrit si trajner

Lojtarët e Juventusit thuhet se janë njoftuar që trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, do të jetë trajneri i tyre në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Juventusi është i gatshëm të paguajë 5 milion funte apo 5.7 milionë euro për të liruar Sarrin nga kontrata e tij me Blutë.

Ky lajm thuhet se vjen pasi presidenti i Bianconerëve, Andrea Agnelli, u takua me kryetarin e Chelseat, Bruce Buck, para finales të së mërkurës në Ligën e Evropës, e cila u fitua nga Chelsea 4-1.

Gazeta italiane Tuttosport gjithashtu pretendoi para ndeshjes që Agnelli u takua dhe foli me ish-trajnerin e Napolit në hotelin ku ekipi i Chelseat po qëndronte në Baku.

Ndërkohë, ndërmjetësi Fali Ramadani do të takohet me drejtoren e Chelseat, Marina Granovskaia dhe me agjentin e Sarrit, Alessandro Pellegrini, të enjten.

Edhe pse përfaqësuesit pritet të kërkojnë lirimin e trajnerit, londinezët mund të përpiqen ta mbajnë atë pas triumfit në Ligën e Evropës.

60-vjeçari italian është i lidhur me klubin nga Stamford Bridge deri më 2021. /Telegrafi/