Juventusi thuhet se ka arritur me anësori e Atalantas, Dejan Kulusevski.
Zonja e Vjetër do t’i paguajë rivalit nga Serie A plotë 40 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Kulusevski është aktualisht në huazim te Parma dhe forma e tij në këtë sezon është fantastike.
Gazetari italian, Gianluca di Marzio raporton se torinezët po e transferojnë anësori për shumën e lartë.
Marrëveshja mes të tria palëve është arritur, por lojtari refuzon të kalojë në Allianz Stadium në janar.
19-vjeçari do të kalojë te Juventusi në verën e vitit të ardhshëm me një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/