Telegrafi

Juventusi tenton transferimin e Todibos nga Barcelona

Juventusi duket se është i zhgënjyer me paraqitjet që po tregon Matthijs de Ligt në sezonin e tij të parë në Serie A.

Zonja e Vjetër po mendon që në afatin kalimtar të janarit ta shtojë më shumë presionin mbi të, duke i transferuar një konkurrent.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Juventusi po tenton ta transferojë Jean-Clari Todibon nga Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona pritet ta huazojë Todibon te Milani

19-vjeçari nuk po ka minutazh të mjaftueshme te Blaugranasit dhe thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Camp Nou.

Deri më tani në këtë sezon, Todibo ka bërë vetëm dy paraqitje në La Liga dhe kampioni i Serie A-së është i gatshëm që ta transferojë. /Telegrafi/