Ryan Grabernberch po konsiderohet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në Holandë.
Talenti i madh i Ajax ka filluar të lë gjurmë tek klubi i madh holandez pasi ai tanimë është bërë një titullar i padiskutueshëm.
18-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror tanimë ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Barcelona dhe Manchester United prej kohësh interesohen për të, por së fundmi në garë është futur edhe Juventusi.
Sipas asaj që ka njoftuar Tutosport, drejtuesit e Juventusit tanimë kanë filluar bisedimet me Ajaxin për lojtarin.
Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për të transferuar Grabenberch.
Mirëpo Ajax po heziton ta shes yllin e tyre në janar, pasi qëllimi i skuadrës holandeze është ta mbajë atë deri në fund të sezonit për t’iu rritur edhe më shumë vlera.
Lojtari debutoi me Ajaxin edicionin e kaluar, teksa këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje ku ka bërë dy asistime. /Telegrafi/