Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus është duke menduar ta përforcojë repartin ofensivë.
Emri i ri në listën e bardhezinjve është ai i suedezit Emil Forsberg që aktivizohet në Bundesliga me RB Leipzig.
Sulmuesi suedez po kalon nëpër një formë fantastike këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e Juventusit.
Juventus po mendon të përfshijë në marrëveshje Marko Pjacan për transferimin e Forsbergit në Torino.
26-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka arritur të bëjë pesë asistime.
Kontrata e sulmuesit anësorë me Leipzigun është valide deri në qershor të vitit 2022.
Por për ta transferuar në Torino, Juventus duhet ta mposhtë konkurrencën e Liverpoolit dhe Manchester Unitedit. /Telegrafi/