Juventusi është vënë në ndjekje të mesfushorit të Schalkes, të riut Max Meyer.
21 vjeçari tashmë ka bërë edhe tri paraqitje për Gjermaninë, ndërsa ky është sezoni i katërt për të në Bundesligë.
Kontrata e Meyerit mbaron në vitin 2018, dhe CalcioNews24 raporton se bisedimet me klubin gjerman kanë ngecur.
Bianconerët vetëm se kanë filluar interesimin për lojtarin.
Nëse Meyer nuk arrin marrëveshje me klubin deri në fund të sezonit, mund të merret me nj çmim mjaftë të lirë. /Telegrafi/