Telegrafi

Juventusi tenton ta marrë Romagnolin si lojtar të lirë

Juventusi ka kohë që po punon në transferimin e Alessio Romagnolit nga Milani.

Rossonerët janë në bisedime me lojtarin për rinovim të kontratës,mirëpo derisa më tani nuk ka asgjë konkrete.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, lojtari 26-vjeçar ka dështuar deri më tani në bisedime me Rossonerët.

Milani dëshiron nga lojtari që të mos largohet si i lirë, duke rinovuar kontratën dhe më pas të shitet.

Mirëpo Romagnoli mund të arrijë marrëveshje me Juventusin qysh në janar dhe në verën e vitit të ardhshëm t’i bashkohet skuadrës.

Milani në këtë verë humbi edhe Gianluigi Donnarumman si lojtar të lirë, pasi iu bashku Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/