Site icon Telegrafi

Juventusi do të takohet me përfaqësuesit e De Ligt

Në javët e ardhshme, Juventusi do të takohet me Mino Raiolën për të diskutuar situatën e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Bardhezinjtë kanë qenë të lidhur me të riun holandez tash e disa kohë.

Ai u shikua edhe nga afër në stadium kur Holanda luajti në Torino në qershor ndaj Italisë.

Lexo po ashtu Juve rivalizon Barçën për De Ligt

De Ligt i quajti nder zërat që e lidhin me Zonjën e Vjetër duke ia hapur rrugën një afrimi.

Sipas mediumit italian calciomercato.com mbrojtësi holandez është objektiv shumë i rëndësishëm për verën.

Agjenti Mino Raiola pritet të takojë drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, së shpejti për të diskutuar situatën e klientit të tij.

Lexo po ashtu Ajaxi i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e De Ligt

Barcelona dhe disa klube të Ligës Premier mendohet gjithashtu të jenë të interesuara në shërbimet e lojtarit, kështu që De Ligt nuk do të jetë i lirë.

Çmimi i tij mendohet se kalon shifrën e 60 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version