Site icon Telegrafi

Juventusi do të përballet me rivalitetin e katër klubeve tjera për Victor Osimhen

Juventus mund të përballet me konkurrencën nga të paktën katër skuadra për të nënshkruar me Victor Osimhen verën e ardhshme pasi nënpresidenti i Galatasaray Abdullah Kavukçu tha se klubi pret që sulmuesi të komunikojë një vendim për të ardhmen e tij deri në prill. 

Bianconerët janë shfaqur si opsion i e mundshëm për sulmuesin e Napolit pasi legjenda e Romës, Roberto Pruzzo deklaroi se, sipas një burimi të besueshëm, nigeriani do të bëhet ‘sulmuesi i ardhshëm’ i Juventusit. 

Raportimet e mëvonshme tregojnë se Juventus po mendon të largojë Dusan Vlahovicin në fund të sezonit për të financuar një lëvizje për Osimhen dhe për të mbajtur Randal Kolo Muanin. 

Klubi thuhet gjithashtu se po mbështetet në marrëdhënien e gjatë të drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli me përfaqësuesit e Osimhen për të lehtësuar negociatat për një transferim në “Allianz Stadium”. 

26-vjeçari do të kthehet në Napoli kur huazimi i tij te Galatasaray përfundon në qershor, por ai nuk ka gjasa të qëndrojë në “Stadio Diego Maradona” përtej verës.  

Megjithatë, nënpresidenti i gjigantëve turq la të kuptohet se azhurnime më të qarta për të ardhmen e Osimhenit priten muajin e ardhshëm. 

“Osimhen do të shpallë vendimin e tij në prill.  Për momentin, pesë nga klubet më të mira të botës janë të interesuara për të. Ardhja e tij këtu ishte një ëndërr – ai erdhi dhe tani për tani, ai po luan me ne”. 

“Në janar u fol për një transferim, por ai qëndroi. Ai e do shumë Galatasarayn. Tani për tani, ai është ëndrra e të gjithë rivalëve tanë”. 

“Edhe pse jemi të fokusuar në fitimin e titullit, nuk kemi pasur ende diskutime të drejtpërdrejta me Victorin. Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani”, ka thënë Abdullah Kavukç. 

Osimhen është aktualisht golashënuesi më i mirë i SuperLigës Turke me 20 gola në 22 ndeshje. /Telegrafi/  

Exit mobile version