Site icon Telegrafi

Juventusi do të mbajë takim me agjentin e Dybalas në fillim të javës së ardhshme

Agjenti i Paulo Dybala pritet të takohet me Juventusin të hënën ose të martën për të diskutuar kontratën e re afatgjate me klubin.

Marrëveshja aktuale është valide deri në qershor 2022, kështu që ai mund të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Pavarësisht se argjentinasi ka qenë i lidhur me klube si PSG, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United dhe Real Madrid, Dybala ka qenë gjithmonë i vendosur të qëndrojë në Torino.

Sipas Sky Sport Italia, Tuttomercatoweb dhe më shumë media tjera italiane, Juventus gjithashtu ka vendosur që nën drejtimin e trajnerit Max Allegri, lojtari i njohur me nofkën “La Joya” të mbetet pjesë e projektit të tyre.

Agjenti i lojtarit, Jorge Antun pritet të fluturojë për në Itali gjatë fundjavës, kështu që është vendosur një takim me hierarkinë e Juve për të hënën ose të martën.

Argjentinasi u ble nga Palermo në vitin 2015 për 40 milionë euro dhe ka shënuar 100 gola në 254 ndeshje garuese për klubin, duke shtuar edhe 41 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version