Telegrafi

Juventusi do të mbajë Ronaldon, pasi klubet e interesuara nuk duan të paguajnë sa merr portugezi aktualisht

Juventusi mund ta mbajë Cristiano Ronaldon, pasi askush nga klube e interesuara nuk është gati të paguajë shumën që fiton portugezi. 

CR7 po bëhet gati për EURO 2020, ndërsa në miqësoren e zhvilluar sonte shënoi gol në fitoren e Portugalisë me rezultat 4-0 ndaj Izraelit.

Lojtari është lidhur me një largim tani që Max Allegri është kthyer në Torino, ndërsa klubet e interesuara janë Manchester United, Real Madrid dhe PSG të, për të mos përmendur edhe Inter Miami në MLS.

Sidoqoftë, Gianluca Di Marzio pretendon se asnjë nga ato klube nuk është e gatshme të paguajë me pagat neto prej 30 milionë euro që ai fiton aktualisht me Juventusin.

Prandaj, edhe nëse Juve e shet për 30 milionë euro, nuk ka klube të afta të nënshkruajnë me CR7 këtë verë.

Opsioni i vetëm do të ishte nëse ai të ulë kërkesat e tij.

Agjenti Jorge Mendes u pa në Milano sot dhe mori vizita nga drejtorët e Milanit, Interit dhe Fiorentinës, por jo të Juventusit./Telegrafi/