Site icon Telegrafi

Juventusi takoi përfaqësuesit e talentit Joao Felix

Talenti i madh portugez, Joao Felix, ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të madh italian Juventusit.

Joao Felix është 19 vjeç dhe tashmë ka katër gola në 10 paraqitje për vendin e tij në ekipin e moshave nën 21-vjeç.

Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar gjithashtu 10 gola dhe gjashtë asistime në 27 ndeshje me Benfincan në këtë sezon.

Lexo po ashtu Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre

Kjo formë e mirë e tij dhe mosha e re ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të shprehin interesim serioz për të.

Joao Felix (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Njëra nga to është edhe skuadra italiane Juventusi, të cilët tashmë kanë bërë qasjen fillestare për lojtarin.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Juventusi u takua me Benficën dhe agjentin Jorge Mendes gjatë të mërkurës.

Felix gjatë një ndeshje ndaj Juventusit në verë (Foto: Adam Hunger/Getty Images/Guliver)

Në takim thuhet se u diskutua për një transferim gjatë verës të talentin Joao Felix në Allianz Stadium.

Bianconerët nuk janë të vetmit që e duan lojtarin, sepse i njëjti burim sugjeron se Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë zhvilluar gjithashtu bisedime me klubin portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version